Yan Diomande i dha lamtumirën RB Leipzig me një mesazh emocional, pas transferimit të tij te Real Madridi. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë falënderoi klubin gjerman që besoi tek ai kur ishte ende një emër i panjohur:
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës. Klubi dhe drejtuesit e Leipzig besuan tek unë një vit më parë, kur kisha luajtur vetëm disa ndeshje si profesionist. Më dhanë mundësinë të tregoja vlerat e mia në nivelin më të lartë”.
Ai kujtoi periudhën në Gjermani, ku u rrit shumë: “Arrita të vendosem në një nga ligat më të mira të Europës, fitova një vend në kombëtaren e Bregut të Fildishtë dhe përfaqësova vendin tim në skenën më të madhe, Botërorin. Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa Leipzig”.
Për aventurën e re nuk e fshehu emocionin: “Të firmos me Real Madridin është një ëndërr fëmijërie që u bë realitet”. Diomande falënderoi edhe tifozët e Leipzig: “Pasioni, besimi dhe mbështetja juaj kanë pasur më shumë vlerë sesa mund të shprehem me fjalë”.
Në fund shtoi: “Sot nis një kapitull i ri. Largimi nuk është kurrë i lehtë, por do ta kujtoj gjithmonë kohën time te Leipzig me krenari të madhe. Kush e di, ndoshta do të takohemi sërish një ditë në Champions League”.
al”>Telesport.








