Rama nderon mjekët familjarë dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor.

Mirënjohjet siç bëri të ditur në Facebook, i pari i kryeqytetit u ndan në Ditën Botërore të Mjekut Familjar.

“Mjeku familjar është shtylla e parë e kujdesit për qytetarët, aty ku nis besimi, përkushtimi dhe mbështetja për shëndetin e secilit.

Sot, në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Bujar Gashi, ndamë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor, si shenjë falënderimi për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ofrojnë çdo ditë për qytetarët e Kryeqytetit.

Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e vazhdueshme për ata që kujdesen për shëndetin public”, shkroi Rama.