Pyetet për incidentin në Skenderaj, kjo është përgjigja e Abdixhikut

Platforma “hajde folim” po zhvillohet gjithandej Kosovës nga kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Në një video të postuar në rrjetin social Facebook nga kjo platformë në Lipjan, Abdixhiku ka shkruar “HAJDE FOLIM për këta që dhunën e jo idetë i kanë ofertë në vitin 2026!”.

Ai është pyetur për dhunën që ka ngjarë në Skenderaj javën e kaluar, ku janë përfshirë zyrtarë të PDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në përgjigje, kryetari i LDK-së ka thënë se LDK-ja nuk e do dhunën.

“LDK është e interesuar të flasë me qytetarët tanë, të ofrojë vizion, rrugëtim të ardhshëm dhe një ide rreth së cilës populli i Kosovës ndjehet i përfaqësuar”, ka thënë Abdixhiku.