Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas ndërprerjes së sotme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti refuzoi të propozoi emrin për kryeparlamentar duke kërkuar më shumë kohë për marrëveshje politike.
Rama përmes një postimi në Facebook tha se ‘Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit’ teksa shtoi se ‘Kushtetuta nuk është mjet për manipulime politike’.
Ai i cilësoi zhvillimet e fundit politike si papërgjegjësi e rëndë institucionale.
“KOSOVA NUK ËSHTË PRONË E ALBIN KURTIT. KUSHTETUTA NUK ËSHTË MJET PËR MANIPULIME POLITIKE!Ajo që po shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës është papërgjegjësi e rëndë institucionale dhe një lojë e rrezikshme me funksionimin e shtetit.Afatet po kalojnë. Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Institucionet po mbahen në bllokadë, ndërsa Albin Kurti vazhdon me kalkulime për pushtet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:







