“Nuk mund ta besonim…”. Mbappe dhe Hakimi surprizojnë ekipin e kategorisë së tretë duke iu bashkuar në stërvitje

Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi po shjijojnë disa ditë pushimesh në Ibza, para së të rikthehen në stërvitje për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Dyshja surprizoi jo pak duke u shfaqur në ambientet e stërvitjes së UD Ibiza (ekip i Kategorisë së Tretë në Spanjë), duke iu bashkuar ekipit në seancën e tyre stërvitore të zakonshme.

Manu Pedreno, mbrojtësi 26-vjeçar i UD Ibiza, nuk e fshehu dot kënaqësinë për këtë episod dhe nuk i kurseu aspak lavdet për yllin francez dhe atë maroken.

“Kur sheh një futbollist si Mbappe drejtpërdrejt, të kalojnë të gjitha llojet e gjërave në kokë dhe nuk e beson derisa të jesh atje. E vërteta është se ishte… Jam pa fjalë.

Ne po stërviteshim kur ata erdhën dhe shkuam në pjesën e prapme të aneksit të stadiumit, ku po bënim rondo-t tipike. Kur pothuajse mbaruam, Mbappe filloi të vraponte me trajnerin e tij dhe Achraf bëri disa ushtrime në terren.

Kur mbaruan stërvitjen, erdhën tek ne dhe na përshëndetën të gjithëve dhe bënë foto me të gjithë. Të dy, djemë shumë të afrueshëm, dhe kjo të bën përshtypje”, tha Pedreno