QKUK: Gjendja e 20 vjeçarit për momentin është stabile

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Sheshi i Arbrit” në lagjen Kolovicë.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të 20 vjeçarit detaje kanë dhënë nga QKUK-ja.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi për se gjendja e pacientit për momentin është stabile.

“Është trajtuar në QE një i plagosur me plagë skllopetare, 1996 i lindur, gjendja është stabile për momentin, jonë kry ekzaminimët e nevojshme, do të vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, deklaroi Syla.

Detaje për vrasjen në tentativë në Prishtinë