Partia Socialdemokrate përmes një reagimi për media ka akuzuar për mashtrim me teste ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
PSD ka pyetur Ministrin Vitia se ku mbetën edhe 3085 teste të tjera.
“Më 28 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë që “Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR.” Në raportimin e IKSHP të datës 16 prill thuhet që: “nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020, në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta. Nëse deklarata e Ministrit Vitia do të ishte e saktë, ne Kosovë do të duhet të ishin në dispozicion 3085 teste e jo vetëm 600 te tilla siç ka deklaruar ISHPK”, thuhet në reagim.
PSD ka thënë se kjo është hera e dytë që ministri Vitia gënjen.
“Kjo është hera e dytë që ministri Vitia gënjen. Edhe kur u morën masat e fundit për kufizimin e lëvizjes, ai gënjeu në konferencë për shtyp duke thënë që këto masa janë marrë në konsultim me Kryetarët e Komunave. Kjo më vonë u demantua nga vet Asociacioni i Komunave të Kosovës.Veprime të tilla, të papërgjegjshme, kanë bërë që tek qytetarët të rritet konfuzioni. Nuk mjaftojnë videot ku Kryeministri në detyrë bën monolog para kamerës. As veprimet e vendimet popullsitë nuk e rregullojnë situatën në terren”, thuhet në reagimin e PSD-së.