Provokim i madh ndaj Bayern Munich gjatë festimeve të titullit të 35-të në Bundesligë

Festimi i titullit të 35-të të Bundesligës nga Bayern Munich në “Marienplatz” u shoqërua me një incident të papritur dhe polemik. Në mes të mijëra tifozëve u shfaq një pankartë e madhe me pamje si stemë e klubit, por me mesazh fyes drejtuar kampionëve.

Në banderolë lexohej: “FC Bauern Hurensohne”, ku ishte përfshirë edhe “1860” në një nga rombet, duke treguar qartë autorësinë e tifozëve të 1860 Munich, rivalit të përjetshëm të qytetit. Mesazhi mbeti i pa vënë re për disa minuta, ndërsa skuadra festonte nga ballkoni i bashkisë.

Vetëm pas sinjalit të portierit Manuel Neuer, spikeri i ceremonisë kërkoi heqjen e pankartës, e cila ishte e dukshme në shumë pamje të eventit. Incidenti rihap një rivalitet historik të shënuar nga episode provokimesh mes dy tifozerive.

The post Provokim i madh ndaj Bayern Munich gjatë festimeve të titullit të 35-të në Bundesligë appeared first on Telesport.