Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të organizojë sot një protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 14:00 para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, ku studentët pritet të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj kufizimeve që, sipas organizatorëve, cenojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset zyrtare arsimore.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe respektim të karakterit paqësor të protestës, duke theksuar rëndësinë e garantimit të të drejtave gjuhësore dhe arsimore për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Protesta pritet të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe në përputhje me rregullat ligjore për tubimet publike.









