De la Fuente: Ishte një ndeshje e projektuar për kondicionim fizik, tani po hyjmë në një fazë të re

Spanja barazoi 1-1 ndaj Irakut në miqësoren e luajtur para Kupës së Botës, me dy gola të shpejtë të realizuara në 30 minutat e para të ndeshjes. Trajneri i kombëtares iberike Luis de la Fuente, reagoi pas këtij rezultati.

Fillimisht, ai foli për debutimet: “Ata që luajtën e merituan. Jemi shumë mirënjohës. U krijua mundësia që të gjithë të luanin dhe kjo na bën shumë të lumtur. Disa prej tyre së shpejti do të jenë me skuadrën e të rriturve”.

“Plani ishte më shumë për kondicionimin fizik, për ndjesinë e lojës dhe nuk pati lëndime. Ne hyjmë në një fazë të re duke filluar nga sot. Mbërrijmë në Shtetet e Bashkuara dhe kjo ndryshon mënyrën se si i shohim gjërat“, tha De La Fuente.

Një lajm i mirë për trajnerin spanjoll ishte rikthimi i Mikel Merino nga dëmtimi, i aktivizuar në pjesën e dytë: “Është një lajm shumë i mirë, një lajm fantastik. Vetëm do të përmirësohet me kalimin e kohës”.

“Kemi një ide të qartë për formacionin titullar, por ka ende njëmbëdhjetë ditë, një ndeshje tjetër miqësore dhe shumë seanca stërvitore. Do ta shohim dhe do të vendosim para debutimit në Botëror”, deklaroi De La Fuente.

The post De la Fuente: Ishte një ndeshje e projektuar për kondicionim fizik, tani po hyjmë në një fazë të re appeared first on Telesport.