Kandidati i LB-së për kryetar të Obiliqit, në programin e tij i ka vendosur theks të veçantë punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Obiliqit.
Prej përparësisë së punësimit në KEK si pjesë e rrespektimit të Ligjit për Obiliqin e deri te Inkubatori i Teknologjisë Informative e heqja e taksave vjetore për bizneset individuale janë disa nga zotimet e tij për mandatin e ardhshëm katër vjeçar për qytetin e Obiliqit.
Më poshtë mund ti gjeni të gjitha zotimet e tij dhe LB për ekonominë dhe punësimin:
Inkubatori i Teknologjisë Informative;Përparësi punësimi në KEK, në kushte të barabarta;Ofrim i mundësive për investime direkte nga diaspora;Hapja e vendeve të reja të punës;Krijimi i katalogut të shërbimeve dhe prodhimeve për nxitje të biznesit;Krijimi i zyrës për biznese;Stimulimi i krijimit të bizneseve familjare;Krijimi i ofertave për investitorët vendor dhe të huaj;Krijimi i ofertave të rregullta për investimet publiko-private;Heqja e tarifës vjetore për bizneset individuale;Ulje e tarifës vjetore për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha;Stimulim i krijimit të agrobizneseve të mëdha;Subvencionim i Start-up bizneseve nga të rinjtë e komunës;