Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mohon se ka blerë shtëpi të dytë në lagjen luksoze “Marigona Hill”. Në reagimin e Zyrës së Presidentes ndaj lajmit të Paparacit, pohojnë se bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadiu ka blerë shtëpi në Australi.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes thekson se Osmani ka vetëm një shtëpi në lagjen “Marigona Hill”, e që sipas tyre vlera nuk është gjysmë milionë euro, por duke mos treguar vlerën e saktë.
Tutje, në reagimin e tyre thuhet se bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadiu ka blerë shtëpi në Australi. Siç thonë ata, blerja është bërë nga shitja e dy shtëpive të tjera.
“Presidentja e ka vetëm një banim në varg në atë lagje, e cila nuk e ka vlerën gjysmë milion euro, ndaj as përafërsisht nuk është blerë në atë vlerë. Të gjitha informatat janë në deklarimet vjetore të pasurisë.
Paparaci po i keqpërdorë informatat e banimit në varg të bashkëshortit të Presidentes që gjindet në Australi, (i cili është blerë nga shitja e dy shtëpive të tjera), për ta paraqitur atë si gjoja shtëpi të dytë në Marigona Hill”, thuhet në reagimin e Zyrës së Presidentes.
Paparaci sot gjatë ditës ka raportuar se Zotëriu i Parë, Prindron Sadriu është bërë pronar i një shtëpie të re në ‘Marigona Hill’, katër vjet pasi ai dhe presidentja Vjosa Osmani deklaruan kontraktimin e shtëpisë së parë në lagjen luksoze në Hajvali të Prishtinës.
Prejardhja e pasurisë për blerjen e kësaj shtëpie ka ardhur nga shitja e shtëpisë së Prindon Sadriut në Australi, nga shitja e shtëpisë së prindërve të tij si dhe nga kursime e hua familjare, ka deklaruar Osmani.
Në formular, presidentja ka deklaruar se shtëpia është në pronësi të bashkëshortit të saj.
Prejardhja e pasurisë për blerjen e kësaj shtëpie ka ardhur nga shitja e shtëpisë së Prindon Sadriut në Australi, nga shitja e shtëpisë së prindërve të tij si dhe nga kursime e hua familjare, ka deklaruar Osmani.
Kjo shtëpi e re – e përshkruar si ‘banim në varg’ në formularin e APK-së – ndodhet në lagjen luksoze në Hajvali të Prishtinës. Aty janë të vendosur edhe afaristë milionerë e figura të tjera politike. Në ‘Marigona Hill’ posedon banesë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.