Presidenti Thaçi ka ngushëlluar familjen Haradinaj, me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt. Thaçi ka thënë se baca Hilmi ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Thaçi.