Presidenti i Federatës së Xhudos: Kosova është bërë fuqi e xhudos

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka thënë se Kosova është shndërruar në një fuqi të këtij sporti.

“Kosova me të vërtetë është bërë një fuqi e xhudos me kampionët dhe medalistët e saj olimpik!”, tha ai.

Garat e xhudistëve kosovarë nga afër i përcjelli presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Me kënaqësi të mirëpres SH.T. Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, e cila vizitoi xhudistët kosovarë në Lojërat Olimpike të Parisit”, theksoi ai.

Sot, Laura Fazliu arriti të ngjitet në podium të olimpiadës duke arritur që ta marrë medaljen e bronztë në LO “Paris 2024”.

Ajo arriti të triumfojë përballë kroates, Katarina Kristo.

23 vjeçarja medaljen e rrëmbeu qysh në pjesëmarrjen e parë të saj në Lojërat Olimpike.

Por, kjo nuk ishte e gjitha që dha Kosova në kryeqytetin francez.

Distria Krasniqi, u stolis me medaljen e argjendtë.