Ditët e fundit kanë qenë shumë të tensionuara te Real Madrid, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet fizike mes lojtarëve. E para ishte ajo mes Alvaro Carreras dhe Antonio Rudiger. Në një reagim publik të bërë paraditen e sotme, Carreras e pranoi incidentin, por e quajti diçka pa rëndësi dhe çështje të mbyllur.
Ndërkohë, pak më parë Marca ka zbuluar se në seancën e sotme stërvitore të Real Madridit ka ndodhur një tjetër përleshje, këtë herë mes dy emsfushorëve, Aurelien Tchouaméni dhe Federico Valverde.
Tensioni ems dy lojtarëve nisi fillimisht në fushë dhe më pas vazhdoi në dhomën e zhveshjes. Situata mund të kishte shkuar edhe më keq po të mos kishin ndërhyrë në kohë lojtarët e tjerë dhe stafi i ekipit.
The post Plas keq te Real Madrid. Pas sherrit Carreras-Rudiger, dy lojtarë të tjerë janë përplasur sërish ditën e sotme appeared first on Telesport.









