Presidenti, Hashim Thaçi tregoi një episod të rëndësishëm të vitit 2002.
Ai tha se një kryeministër shqiptar i ka shkuar në zyrë duke i prezantuar planin e Zoran Gjingjiqit, kryeministrit të atëhershëm serb, për ndarjen e Kosovës.
“Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ofruar në vitin 2002 projektin e Gjingjiq për ndryshime dhe unë e kam larguar nga zyra. Më ka sjellë planin e Gjingjit për ndarjen e Kosovës. Plani ka qenë: Përfshirja e pjesës veriore deri tek ura e Ibrit dhe një pjesë të Kabenicës. Kishte vetëm ndarje të Kosovës. Një kryeminstër i Shqipërisë ka ardhur në emët të kryeministri Gjingjiq, është adresa e gabuar, i thashë shko në vend tjetër. E kam nxjerrë nga zyra”, tha Thaçi në Opinion
Thaçi këmbëngul se ideja e tij është për korrigjimin e kufijve të Kosovës, duke marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.