Pesë të arrestuar pas aksionit në Agjencinë Kadastrale, mes tyre edhe një zyrtar i Gjykatës

Pesë persona janë arrestuar të mërkurën pas një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

A.B, N.K, A.Q B.Sh dhe M.B janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për ‘’Keqpërdorim të Detyrës apo Autoritetit Zyrtar’’, ‘’Falsifikimi i Dokumentit’’ si dhe veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore dy nga të dyshuarit kanë përdorur një kontratë të falsifikuar të vitit 1966 për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pronë. Ndërsa një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, A.B., dyshohet se ka krijuar dokumente fiktive për të mundësuar legalizimin e saj.

Dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat duke aprovuar regjistrimin e pronës në mënyrë të paligjshme.