Përvjetori i rënies së Dëshmorëve të Kombit në Malishevë e Kleçkë, organizohen homazhe

Në përvjetorin e rënies së Dëshmorëve të Kombit, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Sadik Shala, Liman Gegaj dhe Afrim Krasniqi, sot janë mbajtur homazh në Malishevë e Kleçkë.

Homazhet u organizuan nga ora 09:00 dhe 10:00, transmeton Klankosova.tv.

Në këto homazhe morën pjesë kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ish-deputeti Lahi Brahimaj e shumë familjarë dhe qytetarë.