Përurohet në Llashticë monumenti “Tri Shkronjat e Arta” të UÇK-së

Në fshatin Llashticë të Gjilanit është përuruar sot monumenti “Tri Shkronjat e Arta” të UÇK-së, në një ceremoni të mbajtur me pjesëmarrjen e qytetarëve, familjeve të dëshmorëve e martirëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësuesve institucionalë, mediave dhe mysafirëve nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky monument është realizuar falë kontributit të donatorëve nga Llashtica, bizneseve, kompanive dhe mërgatës, si shenjë nderimi për luftën çlirimtare dhe për vlerat e lirisë.

Të pranishmit e vlerësuan këtë përurim si një akt kujtese dhe respekti ndaj sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.

Pas ceremonisë së inaugurimit, për të pranishmit është organizuar edhe program artistik dhe koktej.