Gjatë ditës së sotme, dy persona kanë mbetur të vdekur në Prizren.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një grua të moshës 55 vjeçare dhe një mashkull 60 vjeçar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha, se dyshimet e para janë që vrasja është kryer nga një armë zjarri.
“Dy personat dyshohet të jenë bashkëshortë të moshës 55 -60 vjeçar. Ka plagë që dyshohet të jenë nga arma e zjarrit por për më shumë duhet të priten raportet zyrtare, ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe prokuroria do të dalë me detaje më të tërësishme”, tha Gashi.
Tutje Gashi tha se së shpejti edhe Prokuroria Themelore e Prizrenit do të jep detaje më të hollësishme rreth rastit. /GazetaBlic/