Përleshja në Angli përfundon me tragjedi, 55-vjeçari vdes pas kafshimit nga qeni

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje në qytetin Wakefield të Anglisë, ku dyshohet se është sulmuar nga një qen i racës Pastor Gjerman.

Policia e West Yorkshire njoftoi se të shtunën rreth orës 13:36 mori disa telefonata për një përleshje në një shteg pranë Blacker Lane.

Gjatë incidentit, një burrë ishte kafshuar nga qeni dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike.

Ai humbi jetën po atë mbrëmje, pak pas orës 19:00, shkruan Bild, \.

Policia ka arrestuar një tjetër 55-vjeçar nën dyshimin për vrasje.

Ai po hetohet gjithashtu si pronar i qenit, i cili dyshohet se ka dalë jashtë kontrollit në një hapësirë publike dhe ka shkaktuar lëndime.

Qeni, një Pastor Gjerman, është sekuestruar nga autoritetet.

Policia është në kërkim të dy dëshmitareve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe që dyshohet se i dhanë ndihmën e parë viktimës para mbërritjes së ekipeve emergjente.

Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë se si nisi përleshja dhe çfarë roli të saktë pati qeni në incident.