Përkujtohet dëshmori Avni Hajredini (Koshtova)

Sot bëhen 21 vite nga rënia e njërit ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hjaredini i njohur nga opinioni si Avni Koshtova.

Në këtë rast, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë e qytetarë kanë bërë homazhe.

Dëshmori Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte lumin Ibër për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre./Fokusi.info/