Pasi u rizgjodh president i Real Madridit, Florentino Perez është gati të zbatojë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Gjatë javës së shkuar, Perezi bëri me dije se të martën (nesër) do të zbulojë emrin e lojtarit për të cilin Real Madrid do të investojë 150 milionë euro këtë verë.
Por për të bërë këtë transferim shumë të rëndësishëm dhe historik, duhet të sakrifkohet dikush. Gazetari pranë “Los Blancos”, Miguel Serrano, zbulon se dy lojtarët që do të “sakrifikohen” nga Perez janë Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde. Nga shitja e dy lojtarëve në fjalë, Real Marid pret të grumbullojë mbi 150 milionë euro.
Përveç këtyre dy shitjeve të mëdha, Real Madridi thuhet se po shqyrton largime të tjera. Lista është shumë e gjatë, duke nisur me Dani Ceballos, Brahim Diaz, Fran Garcia, Gonzalo Garcia, Raul Asencio etj.
The post Perez sakrifikon dy yje për 150 mln euro, për të siguruar transferimin e bujshëm appeared first on Telesport.








