Seanca për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është shtyrë për nesër. Pavarësisht kësaj, nëpër zyrat e Kuvendit, po vazhdojnë të zhvillohen takime intensive të Grupeve parlamentare të të gjitha partive politike.
Burime të Klan Kosova thonë se janë duke u zhvilluar edhe takime të përbashkëta të të gjitha partive, në mënyrë që të gjendet zgjidhja për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit.
Seanca nuk është mbajtur sot për arsye se Lista Serbe është deklaruar se nuk do ta votojë këtë marrëveshje, por që nuk ka pasur një dakordësi edhe në mes të subjekteve politike shqiptare.
Të gjitha këto takime po zhvillohen pa praninë e mediave.