,

PĂ«r kaq vota e kaloi Nisma pragun

Burime të Gazetës Insajderi brenda Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kanë thënë se Nisma Socialdemokrate ka kaluar pragun për vetëm 19 vota, kështu duke siguruar në Kuvendin e Kosovës gjashtë deputetë.

Gjatë ditës së sotme Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të mos urdhëruar KQZ-në për numërimin edhe të 392 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora.

Vetëvendosje, ishte ankuar që Supremja të vendosë njësoj sikur në rastet e mëparshme, kur urdhëroi numërim të pakove që erdhën me vonesë nga diaspora.

Ankesa ishte dorëzuar në Gjykatë gjatë fillimit të kësaj jave.

Kurse, KQZ ka njoftuar sot se do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të cilat u mbajtën me 6 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi, zëdhënësi për media nga KQZ, Valmir Elezi.

“Sot, mĂ« 27 nĂ«ntor nĂ« orĂ«n 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tĂ« certifikojĂ« rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« janĂ« mbajtur mĂ« 6 tetor 2019”, ka thĂ«nĂ« Elezi.

Related Posts