Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar një protestë të re, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026, në orën 16:30.
Kjo protestë është planifikuar të nisë para Urës së Gurit.
Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Ajo do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.
“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.
Studentët apelojnë që qytetarët të mos mungojnë në këtë tubim.
Kjo do të jetë protesta e dytë, derisa kërkesat e tyre kanë gjetur mbështetje të fuqishme në Kosovë, Shqipëri si dhe vende tjera ku ka shqiptarë. /Klankosova.tv









