Për çka u takuan Molliqaj e Haziri? – sqarohet PSD-ja

Gjatë ditës së sotme janë takuar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Gjatë ditës së sotme në një kafene në Prishtinë janë takuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Në lidhje me këtë takim, është deklaruar Partia Socialdemokrate.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, i ka thënë lajmi.net, se ky takim ka qenë i rastësishëm.

Mirëpo, ajo ka qartësuar se është diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe jo për ndonjë koalicion të mundshëm LDK-PSD.

“Takimi ka qenë i rastësishëm dhe është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe jo ndonjë koalicion i mundshëm parazgjedhor”, ka deklaruar Kuçi.