Pendarovski bëri dhe daljen e parë si President i vendit, jozyrtarisht i konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe falënderoi të gjithë ata që e votuan, po ashtu falenderoi edhe në gjuhën shqipe duke falenderuar të gjithë shqiptarët që e votuan.
“Populli im, faleminderit. Ju falënderohem gjithëve maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe tha bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve”.
Ai tha se këto janë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia që nga pavarësia e vendit.
Këto janë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe së bashku do të shkojmë përpara dhe kurrë më regjim- theksoi ai.
Ai tha se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve.
“Do të garantoj një të ardhme të barabartë për të gjithë. Këto zgjedhje dhanë edhe një here mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor. Do të jem faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve”.
Ai falenderoi edhe kundërkandidatët, Siljanovska dhe Reka. /Alsat-M/