Në Seattle, SHBA po përballet me Australinë në ndeshjen e dytë në grupin D. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 për amerikanët. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një topi të futur në zonë nga Folarin Balogun, ishte Cameron Burgess i pafat që dërgoi topin në portën e tij.
Në minutën e 13-të, Austrlia kishte një shans të mirë për të barazuar shifrat, por goditja e Mathew Leckie nga distanca, e cila përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 43-të, Alex Freeman dyfishon shifrat për amerikanët, pas një aksioni që nisi nga një goditje dënimi. Për golin e Freeman u desh edhe ndërhyrja e VAR-it, që konfirmoi rregullsinë e golit. Një pjesë e parë e dominuar në lojë dhe në rezultat nga amerikanët. Austrlia nuk tregoi asgjë.
Kujtojmë se të dyja ekipet kanë fituar ndeshjet e para në grup dhe një tjetër fitore sot, i kualifikon për në fazën tjetër.
The post Kupa e Botës: USA e pandalshme, e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndaj Australisë (video) appeared first on Telesport.








