Pasi zyrtarizoi trajnerin e ri Ruben Amorim, Milan ka filluar me lëvizjet e para në merkato. Kuqezinjtë kanë siguruar transferimin e Gonçalo Ramos, për një shifër mbi 70 milionë euro.
Goditja e radhës e kuqezinjve do të jetë po ashtu një tjetër portugez. Nicolo Schira zbulon se Milan ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me qendërmbrojtësin e Benfica, Antonio Silva.
22-vjeçari përfaqësohet nga Jorge Mendes dhe i ka thënë “po” transferimit te Milan. Tani mbetet të gjehet gjuha e përbashkët me Benfica-n.
Sipas raportimit në fjalë, Milan është i gatshëm të ofrojë deri në 20 milionë euro për 22-vjeçarin, ndërsa Benfica pretendon për 25 milionë euro. Gjatë javës që vjen do të ketë negociata zyrtare mes palëve.
The post Pasi siguroi Gonçalo Ramos, Milan arrin marrëveshjen personale dhe me yllin tjetër të Portugalisë appeared first on Telesport.








