Trabzonspor ka qenë një nga klubet më aktive këtë merkato. Klubi turk zyrtarizoi gjatë javës transferimin e Mohamed Salah, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Mediet turke zbulojnë se objektivi i ri i Trabzonspor është sulmuesi uruguajan, Darwin Nunez, aktualisht tek Al-Hilal. Gjatë javës së ardhshme, përfaqësues të klubit turk do të udhëtojnë gjatë javës së ardhshme drejt Arabisë Saudite për të gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Al-Hilal.
Marrëveshja pritet të finalizohet si një huazim njëvjeçar, me pagën e ndarë midis dy klubeve. Sipas mediave turke, Trabzonspor do të mbulojë afërsisht 40% të pagës së Darwinit, ndërsa Al-Hilal do të marrë përsipër 60% të mbetur gjatë huazimit.
Klubi turk tashmë ka përfunduar 10 nënshkrime këtë verë, duke përfshirë Ruslan Malinovskyi, Sidny Lopes Cabral, Noah Saviolo, Metehan Mimaroglu, Thierry Karadeniz dhe, më së shumti, Mohamed Salah.








