Pas lajmit të sotëm të portalit Fokusi.info, se z. Gent Cakaj, (i emëruari si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme nga kryeministri z. Edi Rama) se dikur ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit përmes një postimi në Facebook e ka pranuar një gjë të tillë.
“Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës”, thuhet në njoftimin e VV-së.
LVV e mbështet vendimin e presidentit z. Ilir Meta për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakaj.
“Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Më poshtë e keni shkrimin e Fokusi.info: