Pasi eliminoi në mënyrë të befasishme Gjermaninë nga pika e bardhë e penalltisë, Paraguaj do të përballet në raundin e 1/16-ve me fituesin e çiftit Francë-Suedi, që do të luhet sonte në mbrëmje.
Një nga protagonistët kryesor në fitoren ndaj Gjermanisë, autori i golit, Julio Enciso, shprehet se tashmë nuk e njohin frikën dhe paralajmëron Francën, që nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj tyre.
“Ata janë një ekip shumë i mirë, i mbushur me lojtarë të klasit botëror. Nuk ka nevojë t’i përmendim, të gjithë janë yje. Ata janë të aftë të fitojnë gjithçka, por ne do të përgatitemi të përballemi me dinjitet ndaj tyre. Ne kemi pikat tona të forta dhe me stilin tonë të lojës, do të përpiqemi t’i shkaktojmë telashe Francës apo çdo kundërshtari tjetër”, tha Enciso.
The post Pas eliminimit të Gjermanisë, ylli i Paraguajit nuk përmbahet dhe paralajmëron që tani Francën appeared first on Telesport.








