Parisi i përulet PSG-së; 14 rrugë dhe sheshe marrin emrat e heronjve të Champions-it

Euforia për suksesin historik të PSG-së vazhdon të pushtojë kryeqytetin francez. Në një iniciativë origjinale të kolektivit artistik “The True Frame”, 14 rrugë dhe sheshe të Parisit janë riemërtuar simbolikisht dhe përkohësisht me emrat e lojtarëve dhe protagonistëve të skuadrës pariziene.

Nga “Rue Pacho” dhe “Avenue Nuno Mendes”, te “Boulevard Ousmane” dhe “Saint Marquinhos Street”, qyteti ka zgjedhur të nderojë figurat që kontribuan në një nga arritjet më të mëdha në historinë e klubit, fitimin e dy Champions League radhazi. Nuk mungon as trajneri Luis Enrique, i përjetësuar simbolikisht me “Pont Saint-Louis”.

Ky nderim unik ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën dhe tregon ndikimin e jashtëzakonshëm që skuadra ka pasur te kryeqyteti francez pas triumfit të saj. Për disa ditë, Parisi nuk është thjesht qyteti i dritave, por edhe qyteti i kampionëve të PSG-së.

🇪🇨 “Rue Pacho” – për Willian Pacho
🇵🇹 “Snow Street” – për João Neves
🇵🇹 “Avenue Machado Vitinha” – për Vitinha
🇫🇷 “Doué Street” – për Désiré Doué
🇧🇷 “Saint Marquinhos Street” – për Marquinhos
🇫🇷 “Rue des Barcola” – për Bradley Barcola
🇪🇸 “Place du Colonel Fabian” – për Fabián Ruiz
🇲🇦 “Pont de Bir-Hakimi” – për Achraf Hakimi
🇷🇺 “Rue Matvei-du-Temple” – për Matvei Safonov
🇫🇷 “Warren Street” – për Warren Zaïre-Emery
🇪🇸 “Pont Saint-Louis” – për Luis Enrique
🇬🇪 “Khvicha-qui-Peche Street” – për Khvicha Kvaratskhelia
🇵🇹 “Avenue Nuno Mendes” – për Nuno Mendes
🇫🇷 “Boulevard Ousmane” – për Ousmane Dembélé

The post Parisi i përulet PSG-së; 14 rrugë dhe sheshe marrin emrat e heronjve të Champions-it appeared first on Telesport.