Parashikimi i motit

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, kjo javë do të fillojë me vranësira të pjesshme të cila në pjesën e dytë do të jenë më të theksuara.

Pra, sot pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme e me temperatura që do të lëvizin në mes 13 e 32 gradë Celsius.

Nesër, pritet të ketë më pak vranësira, por temperaturat do të jenë të përafërta me sot ato do të sillen në mes 13 e 30 gradë Celsius.

Në pjesën e dytë të javës pritet shtim i vranësirave dhe rënie graduale e temperaturave.