Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta e Hilmi Haradinajt.
Përmes një telegram ngushëllimi, Organizatat e Veteranëve të UÇK-së kanë vlerësuar kontributin e Hilmi Haradinaj dhe familjes së tij për çështjet kombëtare.
“E nderuara Familje Haradinaj! Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj. Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, thuhet në telegram ngushëllimi.