Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë në ditën e Kurban Bajramit.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se një shoqri që harron të moshuarit e saj, humb shpirtin.

Ndërsa, një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, humb kuptimin.

Postimi i saj i plotë:

Një shoqëri që harron të moshuarit e saj, humb shpirtin. Një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, humb kuptimin. 🤍

Sot, në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ndamë së bashku dashurinë e ngrohtësinë e festës së Bajramit. Është përgjegjësi njerëzore e shoqërore që askush të mos ndihet i vetmuar në vendin për të cilin dha gjithë jetën.

Faleminderit për mikpritjen dhe zemrën e madhe, Hoxhë Halil Kastrati.