Menu Close

Osmani: LDK-ja nuk mbështet rikthimin e ligjit të njëjtë për Specialen

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së saj lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale do të varet nga përmbajtja e tij.

Ajo tha se nëse synohet të miratohet i njëjti ligj dhe të përmbyset vetoja e presidentes, LDK-ja nuk do ta mbështesë një nismë të tillë.

Osmani theksoi se kundërshtimi bazohet në arsyet e paraqitura edhe gjatë seancës së kaluar, por paralajmëroi se në Kuvend do të prezantohen edhe argumente shtesë.

Related Posts