Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar lidhur me përgatitjet që po bëhen për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Sipas njoftimit të Presidencës, Radoniqi e ka informuar Osmanin për cështjet që sipas KQZ-së duhet pasur parasysh gjatë caktimit të datës.
Në takim është diskutuar edhe për hapat që duhet të merren për realizimin e drejtë të votimit nga diaspora sic janë përcaktuar me ligjin e ri.
Po ashtu, presidentja ka kërkuar organizimin e nevojshëm për qasje të lehtë të personave me nevoja të vecanta.
“Presidentja Osmani, ndërkaq shprehu besimin se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që procesi zgjedhor të realizohet duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe standardet më të larta demokratike”, thuhet në njoftim.