Ora luksoze që Yamal e mori si çmim shpërblyes në Dubai, me vlerë rreth 400 mijë dollarë

Lamine Yamal ishte mes të vlerësuarve në “Globe Soccer Awards” në Dubai, një mbrëmje ku morën pjesë figura si Cristiano Ronaldo, Khabib Nurmagomedov dhe Novak Djokovic. Çmimin kryesor si futbollisti më i mirë i vitit 2025 e fitoi Ousmane Dembélé, përpara Mbappé, Yamal, Vitinha dhe Raphinha, ndërsa PSG dominoi gala-në, përfshirë triumfin në Champions League dhe çmimet për Luis Enrique, Désiré Doué, Vitinha e Nasser Al-Khelaifi.

Ylli i Barcelonës dhe i Spanjës u nderua me “Çmimin Maradona” si lojtari më i aftë teknikisht, pas vlerësimit edhe si më i miri U-23 i La Liga-s. “Tani kam më shumë presion, por gjithçka ka shkuar mirë… Më mirë të mos krahasohem me askënd”, – tha Yamal. Si surprizë, çmimi u shoqërua me një orë luksoze “Jacob & Co Bugatti Tourbillon”, me vlerë rreth 340–400 mijë dollarë.

Jacob & Co. x Bugatti Tourbillon: Where Hypercars Meet Haute Horology

Bëhet fjalë për një orë luksoze që iu bën “homazh” hipermakinave “Bugatti”, duke integruar një miniaturë funksionale të motorit të makinës. Tipari më mbresëlënës është një replikë funksionale në miniaturë e motorit Bugatti W16 ose V16, sipas modelit. Me shtypjen e një butoni, 16 pistonët prej titani lëvizin lart e poshtë, brenda një blloku safiri transparent, të vënë në lëvizje nga një bosht manovre, duke krijuar një animacion mekanik që zgjat rreth 15–20 sekonda.

Kjo orë prodhohet në seri jashtëzakonisht të kufizuara, me ekskluzivitet të lidhur drejtpërdrejt me atë të hipermakinës që e frymëzon. Seria e plotë e “Jacob & Co Bugatti Tourbillon” (kalibri JCAM55 me motor V16) është e kufizuar në maksimumi 250 njësi në total. Një tjetër “trofe” prestigjioz për yllin e Barcelonës.

The post Ora luksoze që Yamal e mori si çmim shpërblyes në Dubai, me vlerë rreth 400 mijë dollarë appeared first on Telesport.