Operohet dhe humbet botërorin, ylli spanjoll rrëfehet: Jeta dhe futbolli janë mizorë kur nuk e pret

Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Real Betis, mesfushori spanjoll Fermin Lopez u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai pësoi një frakturë të metatarsalit të pestë në këmbën e majtë.

Mesfushori i Barcelonës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dje dhe për këtë arsye do të humbasë Kupën e Botës me Spanjën. Lajmi u njoftua nga vetë lojtari në një mesazh në rrjetet sociale.

Operacioni shkoi shumë mirë dhe tani po mendoj të kthehem më i fortë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Jeta dhe futbolli janë mizorë kur më pak e pret ose kur më pak e meriton. Duhet të pranosh që gjithçka është pjesë e udhëtimit“, tha Lopez.

Kjo është një kohë shumë e vështirë për mua dhe një tjetër sfidë në karrierën time për t’u kapërcyer. Por, mos kini dyshime, do t’ia dal. Tani është koha për të mbështetur ekipin kombëtar dhe shokët e mi të ekipit nga shtëpia”, shtoi Fermin Lopez.

Ai ka bërë 48 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 17 asiste për shokët e tij të ekipit “blaugrana”. Performancat e tij mbresëlënëse i kanë siguruar atij një vend të përhershëm në skuadrën spanjolle të Luis de La Fuente.

The post Operohet dhe humbet botërorin, ylli spanjoll rrëfehet: Jeta dhe futbolli janë mizorë kur nuk e pret appeared first on Telesport.