Policia e Ferizajt ka njoftuar se po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas policisë, rasti ka të bëjë me me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në qendrën ”The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
“Policia me autorizim nga Prokurori i Shtetit ka publikuar dhe fotografinë e të dyshuarit.
Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes:
Numrit emergjent 192. Stacionit më të afërt policor. Apo faplikacionin digjital ”Lajmero policinë”. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike”, thotë PK.









