Lois Openda është rikthyer në Ligue 1.
Sulmuesi belg është zyrtarizuar te Lyoni në formë huazimi për sezonin 2026/27, duke i dhënë fund aventurës së tij te Juventusi pas vetëm një sezoni.
26-vjeçari do të ketë mundësinë të rifitojë formën që e bëri një nga sulmuesit më të spikatur të futbollit francez në vitet e fundit. Lyoni ka marrë përsipër të mbulojë pagën e plotë të lojtarit, ndërsa Openda pritet të jetë një nga pikat kyçe të repartit ofensiv të skuadrës.
Rikthimi në Francë shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e belgut, i cili synon të rikthehet në nivelin më të lartë dhe të sigurojë një rol të rëndësishëm edhe me përfaqësuesen e Belgjikës.








