Onart Gjoshi dhe Orik Llapashtica ishin pjesë e një gare ndërkombëtare në New York, ku përfaqësuan Kosovën dhe u shpërblyen me medalje në matematikë dhe shkencë.
Të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, dy të rinjtë treguan për përvojën e tyre në garën ndërkombëtare, sfidat e testimit dhe eksperiencat që patën në New York.
Onarti, nxënës nga Drenasi, rrëfeu se pas kualifikimit online, ku morën pjesë mijëra garues nga vende të ndryshme, arriti të fitojë medalje në matematikë dhe shkencë.
Përveç garës, dy të rinjtë patën mundësi të vizitonin disa nga pikat më të njohura të New Yorkut dhe të përjetonin nga afër kulturën amerikane.
Ndiqni intervistën e plotë:








