E fejuara i shkon në studio Lindritit, Dona rrëfen si nisi dashuria e tyre (VIDEO)

Dona Gorani Sylaj ka treguar në emisionin “Weekend” arsyen pse vendosi të largohej nga Londra, ku ishte rritur dhe kishte jetuar, për t’u rikthyer në Kosovë.

Ajo tha se kishte ndjerë nevojën për një ndryshim në jetën e saj dhe se rikthimi në Kosovë ishte zgjedhja e natyrshme për të.

“Fillimisht kam ardhur t’ia jap vetes një përvojë të re. E vëreja veten që kisha nevojë të bëja një lëvizje dhe ku tjetër përveç Kosovës”, rrëfeu Gorani Sylaj.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për pasionin e saj për ushqimin, të cilin e ndan me ndjekësit përmes videove në rrjetet sociale.

Dona tregoi gjithashtu për jetën personale dhe raportin me të fejuarin e saj, moderatorin e “Weekend”, Lindrit Zogaj, duke ndarë detaje nga marrëdhënia e tyre.

Ndiqni intervistën e plotë: