Para se të zbarkonin në Prizren të dielën, makinat “oldtimer” kanë qëndruar për dy ditë në malet e Sharrit, duke tërhequr vëmendje të madhe gjatë rrugëtimit të tyre në Kosovë.
Oldtimer-ët që erdhën nga vende të Ballkanit dhe Evropa zgjuan kureshtje te qytetarët, ndërsa pjesëmarrja e tyre u zhvillua në kuadër të edicionit të 21-të të këtij organizimi.
Për të marrë pjesë, pronarët e automjeteve është dashur të plotësojnë disa kushte, përfshirë gjendjen origjinale dhe moshën mbi 35 vjet.
Pjesëmarrësit sollën edhe histori personale pasionante për makinat e tyre të vjetra, disa prej të cilave janë restauruar dhe sjellë nga vende të ndryshme të Evropës, si rasti i një Mercedes-i të vitit 1958 nga Norvegjia.
Të gjitha detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme:









