Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 20:00 në Vushtrri.
Sipas informacioneve të policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve, i dyshuari dyshohet se ka fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij.
Më pas, në shenjë revolte, ai dyshohet se me një thikë ka dëmtuar njërën nga dyert e shtëpisë, transmeton klankosova.tv.
Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.







