Pse Kosova nuk po e merr statusin e vendit kandidat për në BE? Flet ambasadori Rudolph

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka folur për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe arsyet pse vendi ende nuk ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Rudolph ka thënë se përparimi i Kosovës drejt BE-së kërkon institucione stabile dhe me mandat të plotë, të cilat mund të punojnë në zbatimin e agjendës evropiane.

Sipas tij, situata aktuale politike në Kosovë dhe mungesa e vazhdimësisë institucionale kanë ndikuar në mënyrën se si vendi shihet nga partnerët evropianë.

Është një sinjal për bashkëpunimin tonë në mënyrë bilaterale dhe bashkë me Bashkimin Evropian. Dëshironi të dërgoni sinjal se ka institucione stabile për të punuar në këtë agjendë dhe në këtë drejtim është vendim kombëtar natyrisht me implikime për të formuar se çfarë mund të arrijë Kosova në marrëdhëniet e saj me BE-në dhe çfarë sinjale Kosova i ka dërguar aleatëve në këtë pjesë në të gjithë këtë bllokadë politike”, ka deklaruar Rudolph.

Ambasadori gjerman ka përmendur ngërçin politik në vend, duke thënë se kjo ka ndikuar edhe në proceset që lidhen me Bashkimin Evropian.

Rudolph ka theksuar se Kosova ka të drejtë të presë avancim në rrugën evropiane, por statusi i kandidatit, sipas tij, nuk duhet të shihet si një shpërblim.

E di që Kosova është me të drejtë duke pritur për një vendim për anëtarësim dhe statusin e kandidatit. Statusi i kandidatit nuk është si një shpërblim, si një medalje që e merrni, që kur fitoni në një garë sporti, kjo është vetëm një paraudhë për punën e vështirë për të nisur këtë agjendë, për të përgatitur për Bashkimin Evropian dhe për këtë na duhen institucione me mandat të plotë dhe të cilat do të punojmë. Nuk kam këshilla specifike për askënd, as për fituesin, as për partitë e tjera. Puna ime këtu është inkurajimi i formimit të institucioneve kur mundem dhe ndoshta për të thënë se çfarë mund të bëjmë më tepër bashkë me Kosovën nëse kemi persona me të cilët mund të punojmë dhe këtë po përpiqem ta them”, ka thënë ambasadori.

Ai ka shtuar se marrja e këtij statusi është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë dhe më të vështirë drejt përgatitjes për anëtarësim.

Duke folur për situatën politike në Kosovë, ambasadori gjerman ka thënë se çështja nuk lidhet me një individ apo parti të caktuar, por me nevojën për më shumë stabilitet institucional.

Ka institucione, për këtë arsyje kushtetuta po funksion, ka institucione, ne kemi një qeveri në detyrë, sistemi funksionon, por brenda këtij sistemi funksional na nevojiten zgjidhje politike që duhet të gjenden dhe këtë duhet ta bëjmë”, është shprehur ambasadori.

Në fund, Rudolph ka bërë thirrje për një sinjal më të qartë nga Kosova për angazhimin e saj në rrugën evropiane.