Nuk ka largim nga “Bernabeu”, Vinicius Jr do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër

Mediat britanike kanë konfirmuar sot se Vinicius Junior do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër. Klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin brazilian dhe është i bindur se ata do të bien dakord për një kontratë të re.

Kjo siguri vjen pavarësisht interesit të fortë të Arsenal, të cilët po e monitorojnë nga afër situatën e tij me një vit të mbetur në marrëveshjen aktuale të Vinicius me “los blancos”. pra, pas një viti ai mund të transferohet si lojtar i lirë.

“Sky Sports News” konfirmoi se këtë javë do të zhvillohen bisedime të mëtejshme mbi të ardhmen e brazilianit midis Real Madrid dhe përfaqësuesve të lojtarit. Kjo me qëllim që të bëhet përparim në një kontratë të re afatgjatë në “Bernabeu”.

Mësohet gjithashtu se trajneri i ri Jose Mourinho kuptohet se e vlerëson shumë Vinicius dhe dëshiron që ai të mbetet një nga “galaktikët” e tij më të mirë. Ndaj, pritet që një marrëveshje të arrihet së shpejti, para se lojtari të nisë fazën përgatitore.

The post Nuk ka largim nga “Bernabeu”, Vinicius Jr do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër appeared first on Telesport.