Nuk e fsheh më, Gundogan tregon se përse u largua g barcelona

Ilkay Gundogan ka folur hapur rreth vendimit të tij për t’u larguar nga Barcelona në verën e vitit 2024.

Mesfushori gjerman u rikthye te Manchester City pas vetëm një sezoni në Spanjë.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcën dhe e kam realizuar”, deklaroi Gundogan për Sport.

“Pata një bisedë me Xavin në prill të vitit 2024 për të ardhmen time. Kishim një marrëdhënie të mirë dhe luanim mirë. Por në fund, vetëm Real Madridi ishte shumë i fortë”, shtoi ai.

Gundogan ishte një nga lojtarët kryesorë të Xavit, por ai filloi të ndiente se prioritetet e klubit po ndryshonin.

“Fillimisht, ata më nënshkruan për të sjellë përvojë dhe lidership në skuadër”, potencoi turko-gjermani.

“Në fund, mendova se ishte më mirë të largohesha. Edhe në klub, e kuptova se pavarësisht asaj që e konsideroja një sezon shumë të mirë, ata ishin në favor, kryesisht për arsye ekonomike”, shpjegoi ai. /Telegrafi/